Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga dy shpërthime të makinave – bomba në një lagje të Bagdadit sot janë vrarë së paku 59 vetë dhe janë plagosur 140 të tjerë, ka thënë policia. Njëherësh, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njofutar sot se dje në Irak janë vrarë dy pjesëtarë të saj. Gjatë përleshjes së trupave britanike me persona të armatosur në Basra, u vranë së paku tre kryengritës. Zyrtarë irakianë thanë se afro 10 trupa të pajetë janë gjetur në Irak, gjatë 24 orëve të fundit.
XS
SM
MD
LG