Ndërlidhjet

KAMPI PENDELTON, KALIFORNI


Një gjyqtar ushtarak amerikan ka dënuar pjesëtarin e marinës së Shteteve të Bashkuara, Robert Pennington me 8 vjet burgim, pasi ai pranoi se është fajtor për vrasjen e një irakiani në qytetin Hamdania në vitin 2006. Ushtari 22 vjeçar, Pennington është pjesëtari i pestë i armatës amerikane, që ka pranuar përfshirjen në vrasjen e irakianit, Hashim Ibrahim Awad, jashtë Bagdadit më 26 prill të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG