Ndërlidhjet

TIRANË


Në Shqipëri ende po vazhdon numërimi i votave nga zgjedhjet e djeshme lokale. Megjithqë ishte paralajmëruar se në mëngjesin e ditës së sotme do të shpallen rezultatet e para, Komisioni qendror i zgjedhjeve ende nuk ka ndonjë rezultat. Por, partitë politike gjatë paraditës së sotme e kanë shpallur vetveten fituese në Tiranë dhe në disa komuna të tjera. Malinda Bregu nga Partia Demokratike tha se në Tiranë ka fituar kandidati i kësaj partie, ndërsa Mimi Kodheli na Partia Socialiste kumtoi se fituese në Tiranë është Partia Socialiste. Ajo që u vlerësua nga të dy palët është se këto zgjedhje u zhvilluan të qeta dhe pa incidente, me përjashtim të disa problemeve teknike. Vëzhguesit e zgjedhjeve të djeshme lokale në Shqipëri kanë raportuar vetëm për parregullësi të vogla në vendvotime. Një zyrtar i një organizate të jashtme monitoruese i ka thënë agjencisë Reuters se ka pasur shumë incidente, "por deri tash duket se ato të gjitha janë të natyrës teknike".
XS
SM
MD
LG