Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad ka hedhur poshtë afatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara që Irani ta ndalë pasurimin e uraniumit. Ky afat kalon sot. Ai tha se Teherani do të vazhdoj të punoj për arritjen e të drejtave të veta bërthamore "sa më shpejtë që të jetë e mundur". Këshilli i Sigurimit i OKB-së në dhjetor të vitit të kaluar miratoi sanksione kundër Iranit nëse brenda periudhës 60 ditëshe ky vend nuk e ndalë procesin e pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG