Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri Tony Blair tha se Britania do t'a zvogëlojë me 1600 ushtarë numrin e trupave në Irak në muajt e ardhshëm.
Aktualisht Britania e Madhe ka 7 mijë e 100 ushtarë, kryesisht në jug të Irakut.
Duke folur para parlamentit, Blair tha se një numër ushtarësh britanikë do të qëndrojnë në Irak edhe gjatë vitit 2008, përderisa do të jenë të nevojshëm dhe do të kenë punë për të bërë.
"Forcat britanike që do të mbeten në Irak do t'i trajnojnë dhe përkrahin forcat irakiene që sigurojnë kufirin e Irakut me Iranin, do kenë kompetencat për të kryer operacione kundër grupeve terroriste si dhe do të përkrahin ushtrinë irakiene kur ka nevojë", tha Blair.
Planin e kryeministrit Blair, për tërheqjen e një pjese të trupave nga Iraku e komentoi edhe sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice.
"Britania e ka bërë atë që njëherësh është edhe plan për Irakun në tërësi. Pra transformimi gradual i përgjegjësive të sigurisë tek autoritetet irakiene, varësisht prej kushteve", tha Rice
XS
SM
MD
LG