Ndërlidhjet

TEHERAN/UASHINGTON


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad ka hedhur poshtë afatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara që Irani ta ndalë pasurimin e uraniumit. Ky afat kalon sot. Ai tha se Teherani do të vazhdojë të punojë për arritjen e të drejtave të veta bërthamore "sa më shpejtë që të jetë e mundur".
Ndërkohë zëdhënësi i Shtëpisë i Bardhë Tony Snou tha:
"Oferta që Irani duhet ta bëjë është që fillimisht t'i ndal aktivitetet që mund të çojnë në pasurimin e materieve bërthamore, që mund të përdoren për krijimin e bombës atomike", tha Snou.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së në dhjetor të vitit të kaluar miratoi sanksione kundër Iranit nëse brenda periudhës 60 ditëshe ky vend nuk e ndalë procesin e pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG