Ndërlidhjet

TEHERAN/UASHINGTON


Presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad hodhi poshtë afatin e Kombeve të Bashkuara, që skadon sot, që Teherani ta ndalë pasurimin e uraniumit.
Nga ana tjetër Agjencia Ndërkombtare për Energji Bërthamore pritet që në ditët e ardhshme t'i paraqesë Këshillit të Sigurimit rezultatet që tregojnë se Irani po vazhdon pasurimin e uraniumit. Prezantimi bëhet me qëllim të zbatimit të mundshëm të sanksioneve.
Ndërkohë sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice tha se Teherani duhet të bashkëpunoj me komunitetin ndëkombëtar dhe t'i kthehet bisedimeve.
Edhe kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon i bëri thirrje Iranit të heq dorë nga programet bërthamore.
"Do t'i bëja thirrje autoriteteve iraniane që fillimisht t'i binden rezolutës së Këshillit të Sigurimit, dhe të vazhdojnë negociatat me bashkësinë ndërkombëtare dhe veçanërisht me Bashkimin Evropian", tha Ki-Moon.
XS
SM
MD
LG