Ndërlidhjet

TEHERAN/ KOMBET E BASHKUARA


Irani nuk do të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, deklaroi presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad. Deklarata e tij erdhi pas publikimit të raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, sipas të cilit Teherani nuk po përmbush detyrimet e parapara në rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Rezoluta në fjalë kërkon nga Irani të ndërpresë programet për pasurimin e uraniumit.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kërkojnë vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Iranit, por një hap i tillë nuk ka mbështetjen e Rusisë.
Rusia ka vënë në pikëpyetje dobinë e sanksioneve të reja kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG