Ndërlidhjet

SIDNEJ


Duke mos e përjashtuar as mundësinë e aksionit ushtarak, nënpresidenti amerikan Dick Cheney tha se Uashingtoni do të "bëjë gjithçka" për ta penguar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.
Cheney tha se Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanë përjashtuar "asnjë opcion" për sa i përket Iranit.
Ndërkohë, presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad tha se Irani nuk do të heqë dorë nga programi i tij bërthamor. Deklarata e tij erdhi pas publikimit të raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, sipas të cilit Teherani nuk po përmbush detyrimet e parapara në rezolutën e Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e pasurimit të uraniumit.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kërkojnë vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Iranit, por një hap i tillë nuk ka mbështetjen e Rusisë.
Rusia ka vënë në pikëpyetje dobinë e sanksioneve të reja kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG