Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryetari i Partisë Socialiste Serbe Ivica Daciç e ka nisur sot në Beograd aksionin "një milion nënshkrime" që sipas tij kanë për qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e Kosovës brenda Serbisë.
Sipas tij, aksioni i mbledhjes së nënshkrimeve ka filluar sot dhe do të zgjas deri sa zgjasin bisedimet në Vjenë.
"Shqiptarët në Kosovë kinse po demonstrojnë paknaqësi për planin e Ahtisaarit, përderisa në Serbi po zgjerohet defetizmi se Serbia do të jetë më mirë pa Kosovën", ka thënë Daciç.
Sipas tij, mbledhja e nënshkrimeve po bëhet për t'a ndalur përhapjen e fotografisë "se Kosova përgjithmonë është humbur dhe se Serbia nuk ka çka të kërkoj".
XS
SM
MD
LG