Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shtatë vetura të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe dy vetura private janë dëmtuar nga një shpërthim që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në qytetin e Pejës. Sulmi ka ndodhur në parkingun e misionit të OSBE-së në këtë qytet, ka njoftuar Avni Gjevukaj, zëdhënës i Shërbimit Policor të Kosovës për rajonin e Pejës.
"Sipas informatave të para dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë i qëllimshëm. Kemi të bëjmë me dy mjete shpërthyese, njëri është aktivizuar dhe tjetri jo", ka thënë Gjevukaj.
Zëdhënësi i OSBE-së Sven Lindholm tha se deri tash nuk ka indikacione se OSBE-ja ka qenë shënjestër e sulmit. Ai tha se edhe 4 granata dore të pashpërthyera janë gjetur jashtë parkingut të OSBE-së.
XS
SM
MD
LG