Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s u zotuan për bashkëpunim të ngusht në Kosovë, pas rezolutës që pritet të miratohet në Kombet e Bashkuara, rreth statusit të ardhshëm të Kosovës.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha pas takimit me shefin e diplomacisë evropiane Javier Solana se aleanca ushtarake e përbërë nga 26 vende, është e vendosur të bashkëpunoj ngusht në Kosovë me Bashkimin Evropian.
"Do të kemi bashkëpunim sa më të afërt që është e mundur", tha Scheffer për të shtuar se forcat e NATO-s në Kosovë do të vazhdojnë të kenë për të kryer "një rol shumë të rëndësishëm".
"NATO është e gatshme për të gjitha eventualitetet në Kosovë, ndërsa dhuna nuk ndihmon për asgjë", paralajmëroi Scheffer.
Solana ndërkaq insistoi në nevojën për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, duke thënë se "nuk ka zgjidhje tjetër", për të dal nga ky proces.
XS
SM
MD
LG