Ndërlidhjet

BERLIN


Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar Rusinë kundër bllokimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, duke thënë se kjo mund të nxitë "kaos dhe jostabilitet" në rajon.
"Nëse Këshilli i Sigurimit i KB nuk merret vesh për rezolutën, ne rrezikojmë kaos dhe jostabilitet në Ballkan", tha komisioneri për Zgjërimin Oli Rehn, duke paralajmëruar kundër "unilateralizmit" të Rusisë, e cila ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit.
"Ndërsa Rusia në përgjithësi e dënon unilateralizmin, përse ajo kërcënohet me përdorimin e vetos në Këshillin e Sigurimit- me një akt përfundimisht unilateral", ka thënë Rehn në një fjalim në Fondacionin Bertelsmann në Berlin.
Rehn gjithashtu ka insistuar se Kosova nuk është precedent për "konfliktet e ngrira" gjetkë, "ndonëse Rusia përpiqet të pohojë ndryshe".
XS
SM
MD
LG