Ndërlidhjet

BAGRAM


Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në hyrje të bazës ajrore amerikane në Bagram të Afganistanit, ku gjendej për vizitë nënpresidenti amerikan Dick Cheney.
Raportet për numrin e viktimave janë kundërthënëse.
Basir Salangai, zv. guvernator i krahinës Parwan i tha Radios Evropa e Lirë se zyrtarët afganë kanë zbuluar mbetjet e rreth 20 viktimave.
"Është 100% e sigurtë se rreth 20 veta janë vrarë dhe pesë janë plagosur. Gjithashtu është gjetur kufoma e njërit, që besohet të jetë sulmuesi vetëvrasës. Mendohet se ai është afgan", tha Salangai.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se në sulmin e ka humbur jetën një ushtar amerikan. Koreja Jugore gjithashtu konfirmoi vdekjen e një ushtari të saj.
Nënpresidenti Cheney ishte larg vendit të shpërthimit dhe nuk është lënduar. Ai më pas udhëtoi në Kabul për bisedime me presidentin Hamid Kharzai.
XS
SM
MD
LG