Ndërlidhjet

PRISHTINË


Statusi i Kosovës duhet zgjidhur përmes negociatave dhe duke eliminuar dhunën, ka deklaruar kryesuesi i OSBE-së, ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos.
Pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu dhe Ekipin Negociator të Kosovës, Moratinos tha se ndonëse OSBE-ja ka karakter neutral dhe nuk merr pjesë në bisedimet e Vjenës, "kjo nuk don të thotë se ne nuk e mbështesim kryenegociatorin Martti Ahtisaari".
Moratinos tha se informacionet që kishte flisnin se sulmi i djeshëm ku janë dëmtuar disa vetuar të OSBE-së në Pejë, nuk ka qenë i drejtuar kundër OSBE-së.
Po sot, Moratinos në Beograd u bëri thirrje autoriteteve të Serbisë që të miratojnë një qasje konstruktive në fazën e fundit të konsultimeve për statusin e Kosovës.
"I kam inkurajuar liderët serbë që në mënyrë konstruktive të angazhohen në konsultimet për Kosovën", tha Moratinos pas takimit me presidentin Boris Tadiq, kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe ministrin e Jashtëm, Vuk Drashkoviq.
XS
SM
MD
LG