Ndërlidhjet

VJENË


Në Vjenë bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare përfunduan pa rezultat.
Kreu i delegacionit të Kosovës, Ylber Hysa në përfundim të takimit tha se qëndrimet e delegacionit të Kosovës dhe UNOSEK-ut janë të afërta. Më tej ai shtoi se është kërkuar që të bëhen ndryshime në mënyrë që të merret parasysh edhe mbrojtja e monumenteve të tilla si shtëpia e Isa Boletinit apo një numër qendrash arkeologjike. Monumentet kulturore e fetare duhet të mbrohen nga policia e Kosovës në bashkëpunim me forcat ndërkombëtare.
Përfaqësuesit e Serbisë Rashkoviç-Iviç, Batakoviç dhe Kojen thanë se mbrojtja duhet bërë nga policë të specializuar serbë në bashkëpunim me forcat ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG