Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëvendës ministri i Jashtëm rus Vladimir Titov u ka thënë zyrtarëve serb se Rusia nuk do t'a mbështet propozimin e Martti Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit, nëse me të nuk pajtohen të dyja palët.
Bëhet e ditur se Titov në takim me kryeministrin serb Vojisllav Koshtunica ka thënë se nuk është momenti i duhur që një plan si ky i Ahtisaarit të dërgohet në Këshillin e Sigurimit.
"Për Rusinë është me rëndësi të posaçme që rendi i sotëm ndërkombëtar të forcohet në parimet e respektimit të së drejtës ndërkombëtare", ka thënë Titov.
Ndërkaq presidenti serb Boris Tadiç në takimin me diplomatin rus, ka përsëritur qëndrimin se Serbia kurrë nuk do t'a pranojë pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG