Inspektorati i Policisë së Kosovës ka bërë një raport lidhur me sjelljet e SHPK-së më 10 shkurt, gjatë protestave të lëvizjes Vetvendosje, ku humbën jetën dy persona dhe dhjetëra u lënduan. Raporti nuk është final dhe nuk saktëson asgjë për sjelljet e policisë vendore më 10 shkurt, por ka shumë rekomandime për policinë se si duhet të sillet në të ardhmen, pasi më 10 shkurt janë hetuar lëshime të shumta.