Ndërlidhjet

VJENË


Sot mbahet takimi i fundit konsultativ ndërmjet delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit.
Në rend dite është aneksi i planit të Martti Ahtisaarit për legjislacionin, tranzicionin dhe implementimin.
Para takimit, kryenegociatori Martti Ahtisaari tha se deri tash palët pak a shumë kanë biseduar për çdo gjë që ishte paraparë, ndërsa rezultatin mund ta bëjë publik kur gjithçka të përfundojë.
Anëtari i ekipit negociator kosovar Blerim Shala deklaroi se nuk beson në një kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
"Duke patur parasysh atë që ka ndodhur deri më tash, nuk besoj që sot do të jetë i mundur kompromisi", tha Shala.
Ndërkaq anëtari i ekipit negociator serb Leon Kojen tha se nuk besonte që do të kishte mosmarrëveshje të mëdha për temat e sotme.
"Ne do të propozojmë një zgjidhje të qartë, e cila është më e mirë për Kosovën në tërësi, si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët. Do të shohim nëse kjo zgjidhje do të hasë në mirëkuptim te UNOSEK-u dhe shqiptarët e Kosovës", tha Kojen.
Në bisedimet e deritashme, palët kanë paraqitur qëndrime të kundërta dhe pothuaj nuk kanë arritur asnjë marrëveshje mbi propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës.
Raundi i fundit i bisedimeve do të mbahet më 10 mars kur edhe një herë do të shqyrtohet gjithë plani.
Më pas, Ahtisaari do ta finalizojë propozimin dhe do t'ia paraqesë Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG