Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komandanti i KFOR-it, gjenerali Roland Kather, paralajmëroi se situata e brishtë e sigurisë në Kosovë kërkon nga politikanët që sa më shpejt të gjejnë zgjidhje për statusin.
"Njerëzit duan të kenë situatë të pastër, duan të dijnë çfarë i pret dhe cila do të jetë e ardhmja e tyre", tha Kather në një intervistë për Associated Press.
"Porosia ime për politikanët tanë është kjo: Ju lutem bëni gjithçka të mundur që të dilni me një zgjidhje, sa më shpejt të jetë e mundur", tha gjenerali gjerman, duke paralajmëruar se dhuna në Kosovë mund ta pengojë apo madje ndalojë tërë procesin e negociatave.
Por ai tha se forcat ndërkombëtare në Kosovë do të bëjnë çmos për të ruajtur paqen dhe sigurinë.
"Nëse dikush nuk e ka kuptuar këtë porosi, ne do të veprojmë me shumë forcë, shpejt dhe me vendosmëri", tha gjenerali Kather.
XS
SM
MD
LG