Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës vlerësoi se është shumë e rëndësishme që protesta e sotme e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje kaloi pa asnjë incident.
"E drejta e shprehjes mund dhe duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore" tha qeveria përmes një komunikate për media.
Qeveria gjithashtu vlerësoi se rruga politike, institucionale dhe diplomatike që krijon, forcon dhe garanton imazhin pozitiv të Kosovës në botë.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike Hashim Thaçi falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në protestë për sjellje paqësore kurse pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës për sjellje profesinale në sigurimin e rendit dhe ligjit.
"Ne duhet të jemi të përgjegjshëm në momentet finale të jetësimit të ëndërrës sonë" tha Thaçi, në deklaratën për shtyp.
XS
SM
MD
LG