Ndërlidhjet

TIRANË


Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj tha se reagimet e dy vendeve pas shfaqjes së videos ku ushtarët grekë këndonin këngë antishqiptare janë mjaft të përmbajtura me qëllim të mos dëmtimit të marëdhënieve të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas ministrit Mustafaj nuk është çasti për të nxitur urrejtje, pasi politika e fqinjësisë mbetet e mirë.
Ndërkaq zëvendësministri i mbrojtjes Petrit Karabina i bëri thirrje Greqisë të dënojë "akte të tilla skandaloze", që "shkojnë në kundërshtim me frymën dhe vlerat euroatlantike", tha "Jemi të bindur se këngët anti-shqiptare me të cilat synohet të motivohen ushtarët grekë gjatë ushtrimeve janë të papranueshme dhe skandaloze për gjithë vendet anëtare të NATO-s".
Zëdhënësi i Ministrisë greke të mbrojtjes ka dënuar incidentin ku ishin të përfshirë ushtarët grekë.
Dhjetëra shqiptarë kanë djegur flamurin grek gjatë protestave spontane në fundjavë pas shfaqjes së një videoje ku ushtarët grekë gjatë stërvitjes këndonin këngë antishqiptare. "Do bëjmë litar më zorrët e shqiptarëve", thuhej mes të tjerash në këngën e ushtarëve grekë.
"Nuk mund të qëndrojmë indiferent dhe të pranojmë një poshtërim të tillë", tha Kristaq Ziu, një nga pjesëmarrësit në protestë.
XS
SM
MD
LG