Ndërlidhjet

VJENË


Prishtinës dhe Beogradit do t'i dorëzohet të mërkurën propozimi i kryendërmjetësit të Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisaari lidhur me statusin e Kosovës.
Ky propozim do të përfshijë edhe disa ndryshime që kanë dalë të nevojshme pas raundit konsultativ të këshillimeve të zhvilluara nga 21 shkurti deri në 2 mars në Vjenë.
Aleksander Simiç, këshilltari i kryeministrit serb tha se "propozimi i ri Ahtisarit nuk do të ketë shumë ndryshime".
Zyrtari i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Goran Svilanoviç tha se plani i ndryshuar i Marti Ahtisaarit me siguri do miratohet në Këshillin e Sigurimit dhe do fillojë të zbatohet deri në fund të vitit. Rreth refuzimit eventual të palës serbe ai tha se "nuk do të ishte tragjike", nëse Serbia në këtë mënyrë nuk do përpiqej të trazonte rajonin. "Presidentët Bush, Putin dhe kancelarja Merkel do ta kenë fjalën e fundit", tha Svilanoviç. Prishtina zyrtare sërish ka përsëritur mbështetjen për planin e Ahtisarit.
XS
SM
MD
LG