Ndërlidhjet

VJENË


Zyrtarët e UNOSEK-ut thanë se bisedimet në Vjenë përfundojnë pas takimit të 10 marsit. Zëdhënësi i UNOSEK-ut Remi Dourlot tha se kryenegociatori Marti Ahtisari me këtë rast do të paraqes edhe propozimin e tij për statusin e Kosovës.
"Pas 10 marsit, Ahtisari do të dorëzojë propozimin e tij në Nju Jork. Ai poashtu ka thënë se do ta paraqes qartë idenë e tij për statusin, por unë nuk mund t'u them tani nëse do ta bëjë këtë kur të dërgojë propozimin në Nju Jork, apo kur ai vet të shkojë në Nju Jork, për t'iu adresuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së" tha Dourlot.
XS
SM
MD
LG