Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë për sigurinë e Irakut këtë javë, ku do të jenë të pranishëm edhe zyrtarët e Shteteve të Bashkuara. Ministri i jashtëm iranian, Manucher Mottaki tha sot se delegacioni i Iranit do të udhëhiqet nga zëvendës ministri i jashtëm, Abbas Araghchi. Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë edhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe fqinjët e Irakut.
XS
SM
MD
LG