Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shumica e përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë e kanë hedhur poshtë verzionin e ndryshuar të propozimit të Martti Ahtisaarit për statusin e ardhshëm të Kosovës.
Pas takimit të Ekipit Negociator të Beogradit, u tha se përfaqësuesit e grupeve parlamentare janë njoftuar me rrjedhën e bisedimeve në Vjenë dhe me amandamentet e propozuara.
Më herët, anëtarët e Ekipit Negociator mbajtën një mbledhje nën kryesimin e kryeministrit Vojisllav Koshtunica, në të cilën mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG