Ndërlidhjet

BAGDAD


Plani i ri i sigurisë për Bagdadin që po zbatohet nga forcat irakiane në bashkëpunim me ato amerikane do marrë muaj dhe për pasojë do vazhdojnë sulmet nga kryengritësit, deklaroi gjenerali amerikan David Petraeus.
"Është për të ardhur keq, por disa nga grupet terroriste ende po kryejnë akte barbarie. Ata po përpiqen të shtojnë sulmet sensacionale në javët e fundit për të provokuar sërish dhunën sektare", tha gjenerali amerikan Petraeus, në daljen e parë publike që nga marrja e komandës.
Pentagoni miratoi kërkesën e komandës ushtarake në Irak për të shtuar me 2.200 numrin e policëve ushtarakë.
XS
SM
MD
LG