Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një panel i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dënoi Xhavit Morinën me 12 vjetë heqje lirie, duke e shpallur fajtor për terrorizëm.
Në një komunikatë të administratës së Kombeve të Bashkuara thuhet se Xhavit Morina ishte komandant i Armatës Kombëtare Shqiptare dhe më 25 mars të vitit 2002, ka udhëhequr një grup të AKSH-së në sulmin kundër Këshillit Koordinues në afërsi të fshatit Reçicë e Vogël në Maqedoni, me ç’rast patën vdekur tre persona.
Të njëjtat burime njoftojnë edhe për dënimin e Jeton Kiqinës me 16 vjet burg për vrasjen e familjes Hajra në gusht të vitit 2001.
XS
SM
MD
LG