Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur qëndrimin e Teheranit rreth programeve bërthamore.
Paralajmërimi u bë nga televizioni shtetëror në kohën kur vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania po shqyrtojnë mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Iranit.
Fuqitë perëndimore dyshojnë se Irani po e përdorë programin bërthamor për prodhimin e armëve atomike.
XS
SM
MD
LG