Ndërlidhjet

PARIS


Franca ka vlerësuar se propozimi i Ahtisaarit paraqet "zgjidhje të baraspeshuar".
"Në mungesë të një marrëveshje propozimi për statusin që e përgatiti Marti Ahtisari, na duket një zgjidhje e baraspeshuar", u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Zhan Batist Matei. Ai ka theksuar se propozimi i Ahtisarit "i harmonizon aspiratat e shumicës me garanca serioze ofruar për pakicat, para së gjithash atë serbe, në mënyrë që të jetojnë në paqe e siguri falë pranisë së konsiderueshme ndërkombëtare civile dhe ushtarake".
Të njëjtat burime shprehën keqardhjen e Francës që negociatat "nuk u kurorëzuan me marrëveshje".
XS
SM
MD
LG