Ndërlidhjet

UASHINGTON


Mijëra protestuesë marshuan afër ndërtesës së Pentagonit në shenjë kundërshtimi për luftën në Irak. Marshime të ngjajshme u mbajtën edhe në disa qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara si dhe nëpër disa vende evropiane.
Protestat mbahen në prag të katër vjetorit të invazionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.
Në anën tjetër ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se do të dërgojë rreth 3 mijë ushtarë në Irak, gjatë majit dhe jo gjatë qershorit siç paralajmërohej më herët.
Aktualisht atje shërbejnë më shumë se 140 mijë ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG