Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës dënoi sulmin në kishën katolike në Binçë të Vitisë.
"Qeveria e konsideron këtë sulm si akt shumë të ultë dhe qyqar i cili pa marrë parasysh motivet dhe kryesit e veprës së ligë, është sulm ndaj ndjenjave fetare të të gjithë qytetarëve të Kosovës" thuhet në reagimin e qeverisë.
Në orët e hershme të mëngjesit, tre persona të armatosurë kanë hyrë në kishën katolike në Binçë dhe kanë sulmuar dy priftërinjë. Shërbimi Policor i Kosovës njoftoi se nën kërcënimin e armëve ata janë plaçkitur. Të dy priftërinjtë pësuan lëndime të lehta trupore.
XS
SM
MD
LG