Ndërlidhjet

PRISHTINË


UNMIK-u njofton se 75 pjesëtarë të njësisë speciale nga Rumania janë larguar nga Kosova, përfshirë këtu edhe 11 pjesëtarët, e përfshirë ne hetimet që po zhvillohen mbi ngjarjet e dhunshme të 10 shkurtit. Gjatë këtyre ngjarjeve, vdiqën dy persona dhe u lënduan dhjetëra teë tjerë nga plumbat prej gome që janë shfrytëzuar nga policia e Kombeve të Bashkuara, thuhet në komunikatën e UNMIK-ut.
Në këtë komunikatë, administrata ndërkombtare ka shprehur keqardhjen se autoritetet rumune nuk janë pajtuar me kërkesën e selisë qëndrore të Kombeve të Bashkuara që 11 pjesëtarë të njësisë speciale të mbeten në Kosovë deri më 6 prill, për të vazhduar, siç thuhet, bashkëpunimin me hetimet që janë duke u zhvilluar. UNMIK-u pret nga autoritetet rumune që t’i përmbahen detyrimeve dhe të vazhdojnë të bashkëpunojnë në tërësi me hetimet aktuale, përfshirë këtu edhe garancitë që cilido nga policët rumunë që janë larguar nga Kosova, të jenë në dispozicion për qëllime hetuesie.
XS
SM
MD
LG