Ndërlidhjet

PRISHTINË


UNMIK-u njoftoi se 75 pjesëtarë të njësisë speciale nga Rumania janë larguar nga Kosova. Në mesin e tyre janë edhe 11 pjesëtarët, e përfshirë ne hetimet që po zhvillohen mbi ngjarjet e dhunshme të 10 shkurtit. Dy persona vdiqën dhe rreth 80 u lënduan nga plumbat prej gome që janë shfrytëzuar nga policia e Kombeve të Bashkuara, thuhet në komunikatën e UNMIK-ut.
"Administrata ndërkombëtare shpreh keqardhjen që autoritetet rumune nuk janë pajtuar me kërkesën e selisë qëndrore të Kombeve të Bashkuara që 11 pjesëtarë të njësisë speciale të mbeten në Kosovë deri më 6 prill, për të vazhduar, bashkëpunimin me hetimet që janë duke u zhvilluar" thuhet në komunikatë.
UNMIK-u gjithashtu tha se pret nga autoritetet rumune që t’u përmbahen detyrimeve dhe të vazhdojnë të bashkëpunojnë në tërësi me hetimet aktuale, përfshirë këtu edhe garancitë që cilido nga policët rumunë që janë larguar nga Kosova, të jenë në dispozicion për qëllime hetuesie.
XS
SM
MD
LG