Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ia dorëzoi propozimin e Ahtisarit mbi statusin e Kosovës presidentit të rradhës të Këshillit të Sigurimit.
"Pavarësia është opcioni i vetëm për një Kosovë të qëndrueshme politikisht dhe ekonomikisht", thuhet në raportin që sot edhe zyrtarisht i është dhënë KS-së.
"Unë propozoj ushtrimin e pavarësisë nga ana e Kosovës. Përmbushja e detyrimeve të parapara në propozimin tim duhet të jetë e mbikqyrur dhe mbështetur për një periudhë të parë nga prania ushtarake dhe civile", tha kryendërmjetësi z. Ahtisari.
"Derisa pavarësia e Kosovës është opcioni i vetëm realist, kapaciteti i Kosovës për tu përballur me sfida si mbrojtja e pakicave, zhvillimi demokratik, rimëkëmbja ekonomike dhe pajtimi social janë ende të kufizuara", tha ish presidenti finlandez. Sipas tij "Kosova nuk mund të vazhdojë me statusin aktual. Të pretendosh ndryshe dhe të mohosh apo vonosh zgjidhjen e statusit të Kosovës rrezikohet jo vetëm stabiliteti i Kosovës, por paqja dhe qëndrueshmëria e rajonit në përgjithësi".
XS
SM
MD
LG