Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit në muajin prill do t'i fillojë diskutimet mbi raportin final të Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës, tha Michele Montas, zëdhënëse e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon.
"Sekretari i Përgjithshëm e ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për raportin e të dërguarit të posaçëm Ahtisaari dhe propozimin për zgjidhjen e çështjes. Me dorëzimin e raportit dhe propozimit për zgjidhjen në Këshillin e Sigurimit, procesi i përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës ka mbërritur në fazën vendimtare", tha Montas.
Raporti prej 3 faqe e gjysmë që iu dorëzua Këshillit të Sigurimit, bën thirrje për pavarësi të mbikqyrur të Kosovës. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian e kanë mbështetur propozimin.
XS
SM
MD
LG