Ndërlidhjet

KOSOVA E PAVARUR – BE DUHET TË NDIHMOJË NË ZGJIDHJEN E BETEJËS SË FUNDIT TË BALLKANIT


"The Financial Times"

Një prej krizave më shpërthyese të Evropës shumë shpejtë mund të zgjidhet. Tetë vjetë pas luftës, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Kombet e Bashkuara kanë vendosur t’i japin fund diplomacisë së pavendosur, duke thënë gjatë kësaj jave se Kosova duhet të jetë e pavarur dhe e kanë thënë këtë me të drejtë. Një Kosovë e pavarur mund të mos jetë prospekti më i kënaqshëm, posacërisht pë Serbinë, e cila synon të ketë sovranitet mbi Kosovën dhe për Rusinë, e cila mbështetë Beogradin. Por, ky problem duhet të zgjidhet patjetër. Kosova ende vuan nga mosbesimi i ndërsjellë midis shumicës shqiptare dhe pakicës serbe dhe përderisa trashëgimia e luftës së 99-ës nuk tejkalohet, shpresat për vendosjen e stabilitetit në Ballkan duhet të bëjnë një hap prapa. Në përpjekjet për të mbështetur planin e Martti Ahtisaari për pavarësi të mbikëqyrur, ekzistojnë shumë rreziqe të mundshme. Në këtë kuadër, Bashkimi Evropian deri më tash ka arritur të ruajë një unitet qartazi të brishtë. Por, nëse Bashkimi Evropian nuk arrin t’i japë një mbështetje të palëkundur pavarësisë, gjasët e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit padyshim do të shtohen. Një gjë e këtillë, do të ishte e pafalshme, për faktin se në tavolinë nuk ka ndonjë alternativë tjetër. Insistimi i Moskës se konflikti nuk ka nevojë të zgjidhet, por vetëm të lihet në akull, është cinik dhe i papranueshëm. Njerëzit tashmë kanë vdekur në protestat e këtij viti dhe vullneti i 90 përqind të popullatës nuk mund të mohohet deri në pafundësi. Ndarjet e brendshme në Bashkimin Evropian gjithashtu mund t’i trimërojnë serbët që të përpiqen ta ndajnë Kosovën, me një rrezik të madh të shpërthimit të dhunës. Është e vërtetë se udhëheqësve shqiptarë u ka munguar lidershipi dhe ata duhet të përmirësohen për t’ua dhënë kontrollin e plotë mbi Kosovën. Perëndimi gjithashtu mban një pjesë të fajit për faktin se me vite të tëra ka ushqyer pritjet e shqiptarëve para se të dalë me një plan afat-gjatë. Por, ky kënd i trazuar i Evropës është viktimë e injorimit shumë të gjatë që i ka bërë vetë kontinenti. Tani, më në fund, bota duhet ta thotë fjalën e saj për të ardhmen e Kosovës dhe t’ia japë pavarësinë.
XS
SM
MD
LG