Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian, të premten, do t'u bëjë thirrje vendeve anëtare që të kontribuojnë me një ndihmë të shpejtë deri në dy miliardë dollarë për zhvillimin ekonomik të Kosovës gjatë tre viteve të ardhshme, pas arritjes së pavarësisë, thuhet në një dokument të brendshëm të Unionit.
"Shtetet e Bashkuara parashihet të ofrojnë një të katërtën e shumës së përgjithshme, por Bashkimi Evropian pritet të udhëheq rindërtimin në Kosovë pasi pavarësia të marrë dritën e gjelbërt nga Këshilli i Sigurimit i KB" thuhet në dokumentin, që do t'u paraqitet ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së në takimin që do të mbahet në Bremen të Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG