Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe ai i Rusisë Vladimir Putin diskutuan sot përmes telefonit edhe për çështjen e statusit të Kosovës.
"Presidenti Bush foli mëngjesin e sotëm me presidentin rus Vladimir Putin rreth rëndësisë së vazhdimit të dialogut rreth Iranit, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes raketore, Kosovës dhe çështjeve të tjera të interesit të përbashkët" tha për Radion "Evropa e Lirë" zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kejt Starr.
E pyetur rreth asaj se cili ka qenë qëndrimi i presidentit Bush për Kosovën gjatë bisedës telefonike me homologun rus Putin, zëdhënësja Starr përsëriti qëndrimin e SHBA-ve.
"Ne mbështesim plotësisht rekomandimet e përfshira në raportin e të dërguarit të posaçëm të KB –së Martti Ahtisaari për statusin e Kosovës. Ne jemi plotësisht të përfshirë me partnerët tanë në Këshillin e Sigurimit të KB për ta çuar këtë çështje përpara" tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, pas bisedës Bush – Putin.
Kremlini përmes një deklarate theksoi se " pala ruse konfirmoi pozicionin parimor kundër imponimit të zgjidhjes mbi palët në mënyrë që zgjidhja të jetë e pranueshme si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën".
XS
SM
MD
LG