Ndërlidhjet

LONDËR


Drejtorët politikë për Ballkanin në ministritë e jashtme të vendeve të Grupit të Kontaktit diskutuan sot në Londër për Kosovën. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme britanike në takim u diskutua ecuria e procesit të statusit të Kosovës, proces që aktualisht është përqëndruar në Nju Jork.
Pas takimit zyra britanike në Prishtinë lëshoi një komunikatë në të cilën thuhet se "Grupi i Kontaktit mbetet i përkushtuar në ndarjen e përgjegjësisë për të promovuar paqen në Kosovë dhe në rajon, pavarësisht nga dallimet në perceptim".
Grupi i Kontaktit përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Franca, Italia dhe Rusia. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë mbështetur planin e kryendërmjetësit Marti Ahtisari për të ardhmen e Kosovës, derisa Rusia e ka kundërshtuar planin në fjalë.
XS
SM
MD
LG