Ndërlidhjet

MOSKË


Kryenegociatori i Kombeve të Bashkuara për Kosovën Martti Ahtisaari "do të dështojë" nëqoftëse vazhdon me planin e tij për Kosovën, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
"Kjo çështje nuk mund të zgjidhet pa i marrë parasysh pozicionet e dy palëve kundërthënëse, Beogradit dhe Prishtinës. Ahtisaari ka vendosur t'i injorojë ato, por mendoj se do të dështojë", ka thënë shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov pas takimit me homologun portugez Luis Amada.
Ndërkaq negociatori rus për Ballkanin, Vladimir Titov e ka akuzuar Ahtisaarin se këmbëngul me planin, për të cilin Moska thotë se i shkel ligjet ndërkombëtare dhe nuk e ka mbështetjen e gjerë të të gjitha bashkësive në Kosovë.
"Procesi i negociatave thjesht nuk ka ngecur, por është futur në një udhë pa krye", ka thënë Titov për shtypin rus.
XS
SM
MD
LG