Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara e hodhën poshtë mundësinë e çfarëdo marrëveshje, që 15 marinarët britanikë, që tash mbahen nga Irani, të këmbehen për 5 iranianët e kapur nga forcat amerikane në Irak në janar të këtij viti. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormak e ka hedhur poshtë këtë mundësi dhe ndërlidhjen e këtyre dy çështjeve.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë përsëritur ftesën për lirimin e menjëhershëm dhe të pa kusht të 15 marinarëve britanikë.
Duke folur në takimin e shefave të diplomacive të BE-së në Bremen, Sekretarja e Jashtme britanike Margaret Beckett tha se Londra i është përgjigjur me notë diplomatike Iranit, dhe se të dyja palët i kanë filluar diskutimet.
Po sot, mediat iraniane e cituan ambasadorin e Iranit në Moskë të ketë thënë se 15 marinarët britanikë mund të përballen me gjykim. Gholamreza Ansari i ka thënë televizionit rus Vesti 24 se "faza legale për ushtarët britanikë ka filluar, dhe nëse akuzat kundër tyre provohen, ata do të ndëshkohen".
XS
SM
MD
LG