Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga sulmues vetëvrasës me makinë janë vrarë së paku 12 vetë dhe plagosur afro 100 të tjerë, përfshirë fëmijë nga një shkollë e afërt. Ky sulm ndodhi në qytetin verior, Kirkuk. Afër vendit Baquba janë gjetur trupat e pajetë të 19 civilëve, që ishin rrëmbyer dje nga persona të armatosur. Të gjithë ata ishin vrarë nga të shtënat e armëve. Njëherësh, Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se gjashtë pjesëtarë të saj ishin vrarë në dy sulme të ndara me bomba, të shtunën dhe të dielën në Bagdad.
XS
SM
MD
LG