Ndërlidhjet

TEHERAN


Zyrtari i lartë iranian Ali Larijani tha se Teherani dhe Londra filluan bisedimet rreth 15 ushtarëve britanikë të arrestuar nga forcat iraniane në Gjirin Persik. Ai tha se bisedimet janë faza e parë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Më herët, ai ka thënë se beson që kriza duhet të zgjidhet pa ndonjë proces gjyqësor, por me rrugë diplomatike.
Teherani thotë se grupi i ushtarëve ka hyrë pa leje në ujërat iraniane, por Londra thotë se ata ishin në ujërat irakiane, sipas rezolutës përkatëse të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG