Ndërlidhjet

BAGDAD


Një grup militant në Irak sërish u kërcënua se do t'i vrasë dy pengjet gjermane, nëse ky vend nuk tërheq trupat nga Afganistani, brenda 10 ditësh. Helenore Marianne Krause dhe i biri i saj u morën peng në shtëpinë e tyre në Bagdad, në fillim të shkurtit.
Pas skadimit të afatit të caktuar më herët nga militantët, në internet u postua një video në të cilën femra e rrëmbyer i bën thirrje Gjermanisë që t'i plotësojë kërkesat e pengmarrësve.
XS
SM
MD
LG