Ndërlidhjet

PODGORICË


Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Milan Roçen tha se "pozicionimi" i këtij vendi në cilëndo anë në procesin për statusin e Kosovës "nuk do të ndihmonte gjetjen e zgjidhjes". Ai u takua me diplomatin Albert Rohan, zëvendës i kryenegociatorit Martti Ahtisaari, të cilit tha se i ka përcjell qëndrimin e Podgoricës për "forcimin e raporteve të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit".
Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Malit të Zi, u njoftua se "bashkëbiseduesit janë pajtuar se duhet shmangur zgjidhjet për statusin e Kosovës, që mund të shërbejnë si faktor destabiliteti në rajon".
XS
SM
MD
LG