Ndërlidhjet

PODGORICË


Zëvendës i kryenegociatorit për statusin e Kosovës Albert Rohan vlerësoi se Mali i Zi ka mbajtur "qëndrim të përgjegjshëm" për çështjen e Kosovës. Ai tha se është herët të "nxirren konkluzione" rreth planit të Ahtisaarit, pasi "diskutimi në Këshillin e Sigurimit posa ka filluar".
Rohan diskutoi në Podgoricë me zyrtarët e lartë rreth zgjidhjes për statusin e Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Milan Roçen tha se "pozicionimi" i këtij vendi në cilëndo anë në procesin për statusin e Kosovës "nuk do të ndihmonte gjetjen e zgjidhjes". Ai u angazhua për forcimin e raporteve të mira me të gjithë fqinjët.
XS
SM
MD
LG