Ndërlidhjet

TEHERAN


Mediat iraniane njoftuan se 15 marinarët britanikë janë larguar nga Teherani dhe kanë fluturuar drejt Londrës. Grupi u lirua dje pas njoftimit të papritur të presidentit Mahmud Ahmadinejad. Kryeministri Tony Blair shprehu kënaqësi për lirimin, i cili i dha fund acarimit diplomatik mes dy vendeve, dhe shkaktoi rritjen e çmimit të naftës. Pritet që marinarët të mbërrijnë në Londër rreth orës 13.00.
XS
SM
MD
LG