Ndërlidhjet

LONDËR


15 marinarët britanikë, që janë mbajtur nga Irani, u kthyen në Londër. Ata u kthyen një ditë pasi presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad paralajmëroi lirimin e tyre, pas dy javësh në arrest. Kryeministri Tony Blair tha se lirimi i tyre u sigurua "pa ndonjë marrëveshje".
"Është e vërtetë se gjatë javëve të fundit janë hapur linja të reja dhe interesante të komunikimit me regjimin iranian dhe është e rëndësishme për ne që t'i shtyjmë përpara ato" tha Blair. Teherani thoshte se ata u arrestuan në ujërat territoriale iraniane në Gjirin Persik, derisa Londra thoshte se ata ishin në ujërat e Irakut.
XS
SM
MD
LG