Ndërlidhjet

BANJA LLUKË


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Daniel Fried e ka cilësuar si lajm të shkëlqyeshëm miratimin që Kuvendi i Kosovës i bëri planit të Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës.
"Plani i Ahtisaarit është i mirë. Kjo don të thotë se radikalët në Kosovë kanë pësuar disfatë, ndërsa kanë shënuar sukses njerëzit e sinqertë që duan një shtet serioz", ka thënë Fried.
"Plani i Ahtisaarit ofron 90 % mbrojtje për serbët në Kosovë", tha Fried për mediat lokale në Banja Llukë.
Duke theksuar se Beogradit "nuk i pëlqen ideja që Kosova të bëhet e pavarur", Fried ka vlerësuar se "pavarësia e mbikqyrur është rruga më e mirë drejt përparimit".
XS
SM
MD
LG